Mladenov: Zgjidhja e krizës të vijë brenda pak javësh
Kriza politike zgjidhet nëpërmjet dialogut në Parlament dhe jo në rrugë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Bullgar, Nikolai Mladenov, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Duke iu referuar situatës aktuale politike në Shqipëri, grevës së opozitës, ai tha se brenda pak javësh duhet të vijë zgjidhja e krizës, nëpërmjet transparencës, Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.
"U bëjmë thirrje liderëve dhe forcave politike shqiptare në Parlament që të gjejnë një zgjidhje për situatën e tanishme. Një zgjidhje kjo e cila të jetë në përputhje si me transparencën ashtu në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. Po ashtu, në përputhje dhe me angazhimet që ka marr Shqipëria në kuadrin e Këshillit të Evroëps. Dhe unë shpresoj që në javët e ardhshme ky dialog mes qeverisë dhe opozitës do të mundësohet", tha Nickolay Mladenov, ministër i jashtëm i Bullgarisë.
"Kam bërë të qartë që ka një hapësirë të mjaftueshme midis transparencës dhe Kushtetutës për ti dhënë një përgjigje pozitive kërkesave. Kam shprehur keqardhje për grevën e urisë, dhe njëkohësisht mendimi që nuk është ky një instrument për të zgjidhur këtë cështje. Aq më tepër thirrjet të cilat sfidojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit", u shpreh Ilir Meta, ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Mladenov i bëri thirrje politikes shqiptare për tu angazhuar në zgjidhjen e krizës, në përputhje dhe me angazhimet e klasës politike për integrimin evropian. Gjatë qendrimit të tij në Tiranë, ministri i jashtëm bullgar është takuar me presidentin Bamir Topi dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Anisa Braho < I mëparshmi