Boshnjaket ne Kosove te pakenaqur me poziten e tyre

Fteses se konsullates kosovare ne Frankfurt mbi Majn i ishin pergjegjur shumica e perfaqesive diplomatike ne kete qytet. Te ftuar ishin edhe perfaqesues te shoqatave te ndryshme kosovare qe veprojne ne Gjermani. Ne mesin e tyre edhe kryetari i Shoqates se boshnjakeve nga Kosova ne Gjermani zoti Osman Destanoviq. Ai ne mikrofonin tone fillimisht flet per poziten e boshnjakeve ne Kosove
Kjo eshte deklarate politike edhe pse une nuk jam politikan. Por une flas si njeri dhe si nje aktivist boshnjak si nje perfaqesues i nje shoqate te boshnjakeve dhe tju them te drejten ne lehte mund ti hedhim hi syve njeri-tjetrit por nga kjo nuk kemi asgje. Ne duhet te ballafaqohemi me te verteten dhe problemet ekzistuese ti zgjidhim se bashku ne interes te boshnjakeve te shqiptareve dhe qytetareve te tjere te Kosoves. Une dhe njerezit qe mendojne si une nuk jane plotesisht te kenaqur me poziten e boshnjakeve ne Kosove. Se pari problemi me i madh per boshnjaket eshte decentralizimi i Kosoves. Neve na jane premtuar tri komuna dhe gjate dhjete viteve te fundit nuk e kemi fituar asnje. Si pasoje e mos permbushjes se ketij premtimi ne kemi nje shperngulje masive te boshnjakeve nga Kosova. Per kete ekzistojne edhe te dhena statistikore te cilat mund te vertetohen edhe ne Kosovekryesisht behet fjale per rajonin e Pejes por edhe per rajone te tjera si Prizreni Mitrovica dhe pjesa veriore e Kosoves - sqaron Destanoviq.
Shumica e boshnjakeve sikur dhe pjesa dermuese e mergates tjeter kosovare jane vendosur ne Gjermani. Pas fillimit nga puna te ambasades dhe sherbimeve konsullore ne Gjermani jane vendosur kontaktet edhe me perfaqesuesit e minoriteteve. Konsulli kosovar ne Frankfurt mbi Majn Astrit Zemaj shpjegon
Bildunterschrift Konsulli kosovar ne Frankfurt mbi Majn Astrit Zemaj ne bisede me Deutsche Welle-n. Ne kemi filluar me sherbimet konsullore qe nga 15 qershori i vitit te kaluar. Sherbimet tona konsullore padyshim kane sjelle edhe risi te tjera kane bere nje levizje ne aspektin e prurjeve te reja dhe afrimit me konsullaten dhe keshu qe edhe minoritetet d.m.th. pakicat te cilat jetojne ne Kosove perfshire edhe pakicen serbe boshnjake rome etj. Ata kane filluar te vijne dhe te orientohen aty ku duhet ne institucionet e Republikes se Kosoves dhe eshte nder dhe privilegj qe ne kete forme te jesh i afert me te gjithe qytetaret e saj.
Me kontaktet e deritanishme me perfaqesite diplomatike kosovare ne Gjermani shprehet i kenaqur edhe Osman Destanoviq
Sa i perket punes se konsullates sone ketu ne Frankfurt dhe ambasades dhe konsullates ne Berlin une kam vetem fjale falenderimi. Jane ne nje nivel maksimal kulture dhe sjellje evropiane. Lirisht mund te them se te gjithe ne kosovaret mund te jemi krenare me perfaqesuesit tane diplomatike... Si ambasada ashtu dhe konsullatat jane te gatshme qe nese kemi nevoje te na ndihmojne. Deri tani nuk kemi kerkuar ndihma por ne te ardhmen me siguri qe bashkepunimi do te jete me i ngushte dhe nese do te kete nevoje dicka ne nuk presim te kete ndonje problem.
Ashtu si zoti Destanoviq per thellim te bashkepunimit flet edhe konsulli Zemaj
Kontaktet kane filluar qe nga ardhja e ambasades sone ne Berlin. Ambasadori Mirdita dhe stafi i tij kane pasur disa takime edhe me komunitetin boshnjak te Kosoves shoqata e te cileve eshte ne rrethin tane konsullor dhe ne padyshim qe do ti ftojme edhe ketu ne konsullate por nje lajm i mire eshte qe ne tashme i kemi vizituar ata dhe jemi ne planifikim te nje takimi te perbashket me komunitetin boshnjak te Kosoves i cili jeton ne Gjermani. Per kete kemi pas bashkepunimin e plote dhe perkrahjen e udheheqesit te ketij komuniteti zotit Osman Destanoviq keshtu qe bashkepunimi i ndersjellte padyshim qe do te jete edhe ne te ardhmen.
Nderkaq kryetari i Shoqates se boshjakeve nga Kosova te diapsores ne Gjermani ka edhe nje apel per politikanet ne Kosoves ne prag te formimit te qeverise se re
Normalisht formimi i cdo qeverie ne Kosove nenkupton edhe perfshirjen e perfaqesuesve te pakicave.Une apeloj tek politikanet shqiptare te mos kerkojne ne mesin e boshnjakeve vetem puthadore por partnere pasi puthadoret do ti sjellin ata ne nje pozite te keqe nderkohe qe parneret do ta thone edhe ate qe nuk iu pelqen atyre. Sot politikaneve shqiptare nuk iu duhen me puthadoret tani e kane shtetin e tyre dhe tani ne te gjithe duhet te marrim pjese secili ne formen e tij qe te japim kontributin per perparimin e ketij shteti qe ai nje dite te behet pjese e Evropes.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Eliana Xhani