E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshtinaru: Akuzat për Topin si puçist, skandal

TIRANË- Europarlamentarët vlerësojnë se Shqipëria ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të Bashkimit Europian. Gjatë vizitës në Tiranë dje deputetët e PE-së u takuan me Presidentin Bamir Topi, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe kreun e PS-së Edi Rama.

Eurodeputetët ndanë me Kryetarin e Shtetit të njëjtin mendim sa i përket bashkëpunimit politik mes palëve, për të cilin thanë se shpresojnë që të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.

Eurodeputetit Boshtinaru, përveç vlerësimit të rolit të presidentit në atë periudhe, u shpreh i skandalizuar nga tentativat e disa zërave për ta përfshire Presidentin në një “coup d’êtat”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›