Josef Daul, replika me shqiptarët në “Facebook”
TIRANË- Deklaratat e eurodeputetit të djathtë Jozef Daul për ngjarjet e 21 janarit në Shqipëri kanë sjellë reagimin e ashpër të shqiptarëve në faqen e “Facebook”-uk të Daul. Shumë persona kanë mësyrë në faqen personale të Daul duke e sharë në anglisht e duke i bërë pyetje të tilla si “sa të pagoi Sali Berisha për atë që the”,etj.
Veç njerëzve të thjeshtë, deputeti i PS-së, Erion Braçe shprehu indinjim për deklaratat e Daul. “Tregoi Joseph Daul se ç’është 21 janari! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hakurani, Faiku dhe Aleksi! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për deklaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar)”, shkruan Braçe, duke ftuar miqtë e tij që t’i shkruajnë Daul në profilin e tij zyrtar.
Ndërkohë, pas shumë postimeve vetë Daul shkruajti: Nuk doja të fyeja askënd. Nuk i mbështes aktet kriminale, mbroj vetëm vlerat demokratike dhe integrimin e Shqipërisë”.
(Shkrimin mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)