E Diel, 1 Nëntor 2026

Boshtinaru: Pyesim veten se kur Berisha do lërë mënjanë interesat e tij dhe do e sjellë vendin pranë BE?

Share

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit merr një tjetër notë jopozitive nga Brukseli, pas asaj të zëdhënësit të Stefan Fyle. Përmes një deklarate, zëvendëskryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore, Viktor Boshtinaru, ka deklaruar pas zgjedhjeve të së hënës së Presidentit të Shqipërisë se jam i shqetësuar vërtet nga rruga që Kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike ndoqën për të menaxhuar zgjedhjet presidenciale. Respektimi i parimit demokratik dhe zgjedhjen e një Presidenti konsensual do të kishte qenë me rëndësi kyçe për gjetjen e dakordësisë për 12 prioritetet kyçe të KE.

Sipas tij, në shumë raste Komisioni dhe Parlamenti Evropian shprehën shpresën e tyre që më në fund Shqipëria do të zgjedhë një President që përfaqëson zyrtarisht unitetin e vendit dhe jo një president partizan të një partie politike, raporton Ora News. Për fat të keq, ky nuk ishte rasti. Zoti Berisha tregoi paaftësinë e tij për të punuar mbi një bazë konsensusi, shton Boshtinaru.

Së fundi, Viktor Boshtinaru tha se është e drejtë legjitime e Parlamentit shqiptar për të zgjedhur Presidentin e vendit, zoti Berisha dhe Partia Demokratike zgjodhi të imponojë kandidatin e partisë, jo më pak se ministrin e Brendshëm. Kjo është diçka që mund të ngrejë pikëpyetje dhe shqetësim midis miqve të Shqipërisë. Ne pyesim veten se kur zoti Berisha dhe partia e tij do të lënë mënjanë interesat e tyre personale, për të sjellë vendin pranë BE?.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›