E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditë e vrullshme për PS në 21 vjetorin e themelimit, zgjidhen drejtuesit e rinj dhe tregon dhëmbët një i vjetër

Share

Në 21 vjetorin e themelimit të PS, Rama falënderon të rinjtë e FRESSH dhe Gramoz Ruçin. Nano e sulmon PS për 21 janarin, 8 majin dhe Gërdecin. E bën këtë pikërisht njeriu që ka shfajësuar Berishën për vrasjet e 21 janarit, që nuk ka thënë asgjë për vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë apo për krimin qeveritar në Gërdec

Ka qenë ditë me zhvillime interesante e marta për Partinë Socialiste. Një garë e rëndësishme u zhvillua për zgjedhjen e drejtuesit të ri të FRESSH. Të rinjtë që garonin për kreun e FRESSH shkuan qytet më qytet duke organizuar debate dhe duke ftuar të rinjtë të anëtarësohen në këtë lëvizje. Sot u grumbulluan në Tiranë, në një konventë perëndimore për nga stili. Viti i fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të anëtarësimeve të të rinjve në FRESSH, çka shtoi edhe xhelozinë e kryeministrit shqiptar, që kërkoi të rivalizojë më këtë forum politik duke ftuar disa çingije si Greta Koçi e Çiljeta për të rritur pjesëmarrjen.

Votimi për forumin e të rinjve të PS ishte lënë jo pa qëllim ditën kur PS do festonte 21 vjetorin e themelimit.

Pikërisht në këtë ditë, ish- kryetari i kësaj partie, Fatos Nano sulmoi ashpër kryetarin aktual Edi Rama. Ajo që ra në sy ishte se pikërisht njeriu që ka mohuar vrasjet e 21 janarit, duke barazuar plumbat me dhunën e policisë, ishte mërzitur se përse Edi Rama nuk po e mbronte 21 janarin. Po kështu Nano na ishte mërzitur për 8 majin e zgjedhjeve lokale, edhe pse nuk tha asgjë për vjedhjen e mandatit në Tiranë, për të cilin u shprehën të gjithë ndërkombëtarët. Madje, madje foli edhe për Gërdecin, njeriu që nuk ka thënë gjë për krimin e rëndë qeveritar. I kthyer nga Vjena për të zënë një kolltuk presidencial, na ishte mërzitur dhe për çudi kërkonte ndihmë nga Gramoz Ruçi.

Ndërkohë në mbrëmje, në festimet për 21 vjetorin e PS, Nano nuk mori pjesë. Kurse kryetari i PS, Edi Rama, qëllimisht falënderoi të rinjtë e FRESSH dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Sjell në vëmendje 6 kandidatët e FRESSH, të cilëve iu shpreh përgëzimet në emër të qytetarëve që sot kanë drejtuar mesazhe të shumta nga aftësia e tyre e spikatur për të komunikuar idetë dhe bindje e tyre. Kartolinë plot shpresë dhe dritë se jo vetëm kjo është forca më e madhe politike në Shqipëri, por se kjo është e vetmja forcë politike në Shqipëri ku ka ripërtiritje të gjeneratave në shenjë respekti të njeri tjetrit. Do të doja që ti shprehja në mënyrë të posaçme, mirënjohjen respektin dhe dashurinë, bashkëpunëtorit dhe kolegut për të cilën do të ruaj ç’ka më të mirë mund të ruhet në zemër dhe ky është kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, tha Rama.

Rama duke e konsideruar PS forcën politike më të madhe në vend, shtoi se udhëheqja e kësaj partie gjendet në një periudhë sfidash.

Në ceremoninë e zhvilluar, përveç aleatëve të PS merrnin pjesë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Etore Sekui dhe ai i SHBA, Aleksandër Arvizu.

Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje të gjitha simpatizantëve socialistë që të integrojmë Shqipërinë në BE si u integrua në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›