E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mori motra provimin?

Share

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

Dimitris Epikouris, një gazetar grek paksa kontravers botonte para do javësh një analizë thumbuese për atdheun e tij, i cili po lëngon keqas buzë honit të falimentit. Epikouris sillte në vëmendje disa nga shkaqet pse Greqia legjendare, tashmë ishte katandisur në vend pa integritet, ndërsa krenaria aq e sforcuar e pasardhësve të helenëve po tretet porsi legjendat me spartanë e korinthans. Artikulli “Rrënjët shoqërore dhe kulturore të krizës greke”, i përkthyer nga Aldion Baze, u botua edhe në të përditshmen TemA, e ndërsa unë e kam lexuar disa herë vendosa t’i bëj një remix dhe përsiatje me realitetin e vendit tim. Kemi kohë që lajmet nga Greqia na ngazëllejnë pa masë dhe duket sikur “shpagimit ndaj mëkateve që na kanë bërë ndër vite” po i vjen koha, por harrojmë se ne këtej matanë kufirit kemi dekada që të trullosur mbijetojmë si për ti treguar vetes dhe komshinjve se si të falimentuar që jemi ende vazhdojmë të çajmë tunele e të konkurojmë me ekonominë gjermane…

“…Sidoqoftë, stanjacionet e rënda historike dhe gjithë kjo rrumpallë tranzitive kanë diçka të përbashkët. Rrallë herë nëpër analiza të thella lënduese të shkruara pa vanitet e nacionalizëm demode është bërë e mundur të studiohen thellësisht rrënjët e krizës së stërzgjatur shqiptare në aspektin kulturor dhe shoqëror. Dhe nëse një studiues nuk merr parasysh veçantitë dhe psiko-sintezën e popullit modern shqiptar, atëherë është e kotë të vazhdohet më tej…

Shqipëria moderne e shekullit XXI nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Ilirinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Shqiptarët e sotëm janë një mishmash i fiseve, etnive ballkanike dhe besimeve fetare (dardanë, epiriotë, sllavë, vllenj, grekë, roma, egjiptianë, katolikë, paganë, sunitë, bektashinj, ortodoksë shqiptarë, ortodoksë grekë, dëshmitarë jehovai, protestanë, mormonë, pentakostë) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me pushtues të ndryshëm romakë, grekë, bullgarë, turq anadolli, serbë, malazezë, italianë, austro-hungarezë, francezë, gjermanë, sovjetikë pa harruar të përmendim këtu edhe pushtues sporadikë, ushtri tranzitive apo turistë e biznesmenë të huaj që pushonin e pushojnë brigjeve të Jonit dhe Adriatikut.

Në përgjithësi popullsia lokale e izoluar edhe nga natyra dhe relievi i ashpër merreshin paksa me bujqësi, por kryesisht me blegtori. Një numër i madh banorësh vendas ishin rekrutuar në ushtrinë osmane për vetë faktin se ishin të ashpër dhe mjaft luftarakë.

Gjatë kohës së Bizantit dhe Perandorisë Romake, këto fise u konvertuan në të krishterë. Të tjerë ranë pre e mortajave që bënin kërdinë në atë kohë.

Një tjetër faktor që kontribuoi në rënien e popullsisë ishte izolimi i egër i natyrës dhe dembelosja gjenetike e kësaj race çka bëri që shumë fise të zhdukeshin duke mos riprodhuar më pasardhës dhe ushqime nga mungesa e kontakteve me të tjerë banorë.

Pushtimi i gjatë dhe i rëndë osman gjeti një tokë të përçarë mes fisesh dhe mungesë të paimagjinueshme komunikimi.

Përpjekjet për ti civilizuar ato fise nisën nga fuqitë e mëdha pushtuese evropiane të cilave u nevojitej një udhëkryq për të importuar interesat e tyre duke u nisur nga vetë fakti që pozicioni gjeografik i Shqipërisë ende konsiderohet si nyja lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Evropianët romantikë të kohës, të cilët ëndërronin të ringjallnin kozmosin e lashtë Iliro-epiriot përmes këtyre bishave nga mali, mbartin gjithashtu njëfarë përgjegjësie për identitetin e rremë që u është atashuar me sforco e me gjynahe shqiptarëve të sotëm.

Vendimi fatal dhe krejtësisht i panevojshëm për ti quajtur këto përzierje fisesh si bijtë e shqipes, u vuri atyre një barrë shumë të rëndë mbi supe për vetë faktin e thjeshtë se popullsisë tonë i mungon kurajoja, inteligjenca, trimëria, njohuria dhe shkollimi i nevojshëm bazik që do tu mundësonte atyre të identifikoheshin me banorët e lashtë të këtyre trevave.

E çuditshme dhe e mistershme mbetet gjuha e folur e shqipes, e cila u përcoll brez pas brezi e gojë më gojë edhe kur 500 vjet turqit e pushtuan dhe tjetërsuan këtë vend. Shkencërisht mund të arsyetohet se popullsia e këtushme lokale ka qenë dhe mbetet një dembele e përkorë, e cila përtonte të zbriste nga mali e të mësonte osmanllisht në medresenë më të afërt. Këtu shkolla e parë shqipe zyrtarisht u çel në vitin 1887, ndërkohë që Bolonja, Oxfordi, Kembrixhi e dhjetëra universitetet të tjera kishin rreth 600 vite që laureonin elitat e tyre.

Konfuzioni i të qenit në të njëjtën kohë edhe shqiptar edhe i krishterë katolik, edhe shqiptar edhe i krishterë ortodoks, edhe shqiptar edhe musliman sunit, edhe shqiptar edhe musliman bektashi na mundon edhe sot e kësaj dite. Shumicës së shqiptarëve u thuhet se janë pasardhës apo të afërm gjaku të mbretërve dhe udhëheqësve legjendarë si Agroni, Genti, Glaukia, Teuta, Dardani, Pirro, Aleksandrit të Madh, Konstandinit kurse në të njëjtën kohë e konsiderojmë krejt normale të qeverismei dhe përdhunohemi nga liderë hermafroditë si Hoxha, Alia, Berisha, Nano, Topalli, Meta, Idrizi, Islami, Nano… Heronjtë tanë kombëtarë mbeten dishepujt e kristianizmit Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nënë Tereza, por paralelisht mburremi se jemi i vetmi vend evropian me më shumë xhami. Pra siç e shohim, dy botë krejtësisht të ndryshme në thelb, bashkëjetojnë në mënyre anormale në mjedisin historik, shoqëror dhe kulturor shqiptar.

Finalizimi i përpjekjeve modeste dhe shpallja e pavarësisë në 1912 kur perandoria osmane po zgërlaqej, rrjedhimisht hodhi themelet e një shteti të gjymtuar dhe fragil shqiptar por kjo nuk mund të ishte arritur pa ndihmesën dhe talljet eksperimantale sporadike të fuqive të mëdha të asaj kohe. Nevoja që kishin fuqitë e mëdha për ta përdorur këtë vend si një protektorat të qeverisur nga regjime të caktuara ose të imponuara prej tyre si me princ Vidin thjesht ua zbehu dëshirën duke u dorëzuar para injektimit të thellë pro turk që perandoria osmane i kishte lenë popullsisë injorante. Ndaj në shenjë hakmarrje dhe për të mos pasur një mortajë të rrezikshme të unifikuar na prenë kufinj e na copëtuan majtas e djathtas, lart e poshtë nëpër peninsulë.

***

Shqipëria moderne ka qenë gjithnjë e tallur, e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga fuqitë evropiane sikurse roli i saj në fushën shoqëroro-politike nuk ka qenë kurrë autonom. 50 vitet e diktaturës bënë që vendi të mos vihej në refenenë e askujt dhe eksperimentimi i njeriut të ri me të cilin abuzonte Enver Hoxha la pas disa breza të frustruar popullsie kallaisur me intrigën, varfërinë mendore dhe shpirtërore si dhe legalizoi një lloj urrejtjeje mes veti, e cila do të paktën 99 vjet të kastrohet.

Qytetarët modernë shqiptarë, të cilët nuk i kanë përftuar dhuratat e çmuara të Rilindjes (evropiane), Iluminizmit dhe Industrializimit janë edhe sot e kësaj dite të prapambetur në aspektin kulturor. Shqipëria është qeverisur nga mbetjet e klaneve që kanë sunduar ve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›