Bosi: Italia do ta blejë ndeshjen me Sllovakinë
ROME-Një deklaratë shokuese ka ardhur dje nga lideri i Lega Nord në Itali, Umberto Bosi. Përpara ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë, ai është shprehur: "Sido që të jetë, ndeshjen me Sllovakinë do ta blejmë dhe do ta shihni se vitin tjetër 2-3 futbollistë sllovakë do të luajnë në skuadrat italiane...". Bosi i është përgjigjur në këtë mënyrë një gazetari, që i ka kërkuar një parashikim për ndeshjen e fundit në grup të përfaqësueses italiane, atë ndaj Sllovakisë. Të kaltërit kanë nevojë vetëm për fitore, por sipas tij, ata do të blejnë ndeshjen. Deklarata e Umberto Bosit ka shkaktuar një reagim të fortë nga ana e Federatës. "Ishte një deklaratë shqetësuese dhe akuzuese. Këtë herë, në këto momente, senatori Umberto Bosi e ka kaluar masën", bëri të ditur ajo nëpërmjet një komunikate. Deklarata e tij vjen pas polemikave të shkaktuara nga ministri Kalderoli, që u kërkoi pak ditë më parë lojtarëve të hiqnin dorë nga premiot e Botërorit.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)