Bahri Shaqiri, sot në komisionine Sigurisë Kombëtare
TIRANE-Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, lidhur me aktivitetin e këtij institucioni.
Për herë të fundit Shaqiri ka qenë në parlament më 10 mars 2010, për paraqitjen e disa amendimeve në projektligjin e propozuar nga qeveria “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin organik të SHISH-it”, i cili u tërhoq nga axhenda parlamentare pas presioneve të faktorit ndërkombëtar. I kontaktuar dje në telefon, deputeti demokrat i këtij komisioni, Gazmend Oketa deklaroi për “Gazeta Shqiptare” se, seanca dëgjimore me drejtorin e SHISH-it nuk do të bëhet lidhur me këtë draft. “Drejtori i SHISH-it do të informojë Kuvendin lidhur me veprimtarinë e institucionit që drejton. Thirrja e tij në një seancë dëgjimore në komision, nuk ka të bëjë me projektligjin për SHISH-in”, - deklaroi Oketa.
Maxhoranca vendosi të arkivojë në sirtarët e Kuvendit projektligjin, duke u tërhequr nga vendimi për miratimin e tij me urgjencë, pas presioneve të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak kohë më parë kjo u pohua nën zë edhe nga zv/kryeministri Ilir Meta, njëherësh shef i diplomacisë shqiptare, i cili deklaroi se drafti do të miratohet nga maxhoranca vetëm pas konsultimeve me Bashkimin Europian e më pas me strukturat e NATO-s. “Kjo gjë do të bëhet në konsultim të ngushtë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe në radhë të parë me BE-në, ku duam të anëtarësohemi dhe me NATO-n, ku jemi anëtarë”, - theksoi Meta.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)