PE sot rezoluta për Shqipërinë
TIRANE-Parlamenti Evropian pritet të diskutojë dhe të miratojë të mërkurën paradite rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, komisioni i Jashtëm pritet të debatojë mbi situatën në Shqipëri, ku kriza politike, mosmarrëveshjet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës do të jenë kryefjala e diskutimeve ndërmjet europarlamentarëve.
Rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare. Ndërkohë që rezolutës së Komisionit i janë bashkangjitur disa prej amendamenteve të bëra nga ana e europarlamentarëve. Rezoluta është hartuar nga raportuesi për Shqipërinë dhe Ballkanin në PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis. Për rezolutën ndaj Shqipërisë janë propozuar 114 amendamente, në të cilat vërehet qartë mbështetja politike e grupeve përkatëse politike në Parlamentin Europian.
Pikat më të debatueshme të rezolutës janë: pika 3, që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri dhe pika 6, që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave. Në tekstin e projektrezolutës thuhet se Parlamenti Europian shpreh keqardhjen për krizën politike, duke e konsideruar dialogun parlamentar si të nevojshëm për funksionimin demokratik të institucioneve, duke u bërë thirrje partive politike për angazhim të pandërprerë parlamentar.
Para marrjes së një vendimi të tillë, europarlamentarët kanë qenë të ndarë nëse duhet ta shtynin sërish, me qëllim që të jepnin një shans tjetër PD-së dhe PS-së për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, Doris Pack thekson se “kjo rezolutë u shty një herë, dhe ajo çfarë pret tani PE nga qeveria është që të bashkëpunojë me opozitën mbi një ligj të ri elektoral për zgjedhjet e ardhshme, se të kaluarat shkuan tashmë”. Për marrjen e këtij vendimi mund të ketë ndikuar dhe lobimi i përfaqësuesve të maxhorancës shqiptare, të cilët takuan në mënyre jozyrtare raportuesin për Shqipërinë, Chountis, si dhe eurodeputetë të grupimeve të ndryshme politike në ambientet e Parlamentit Europian. “Po, e takova zonjën Bregu dhe ajo më informoi mbi situatën aktuale ne parlament. Diskutuam sigurisht edhe mbi rezolutën, sepse për Shqipërinë ishte shumë e rëndësishme kjo. I tregova se cilat ishin pozicionet e grupimeve të ndryshme politike dhe se gjatë pasdites do të vendosnim nëse do ta votonim ose jo këtë rezolutë, ndoshta, nesër. Sa herë ka një rezolutë ndaj një vendi, gjithmonë përfaqësuesit e këtij vendi tentojnë të lobojnë tek eurodeputetët, duke treguar pikëpamjet e tyre. Është një proces normal, dhe Shqipëria po bën të njëjtën gjë”, - tha Libor Roucek.
(d.b/BalkanWeb)