Botërori, Agjentinae Korea Jugut në 1/16ndalet Greqia
JOHANESBURG- Argjentina mori fitoren e tretë në grupin B të Botërorit, duke mposhtur 2-0 Greqinë. Takimi është dominuar totalisht nga skuadra e Maradonës, ndërkohë që helenët treguan fytyrën e vërtetë të futbollit të tyre, duke qëndruar përgjatë gjithë kohës në mbrojtje dhe duke mos tentuar thuajse asnjëherë të rrezikoninj portën e amerikano-latinëve. Argjentina ndërkohë arriti 9 pikë në grupin e saj, një konfirmim se ajo mbetet një prej favoriteve për fitimin e turneut. Ndërkohë grekët i kanë dhënë lamtumirën Kupës së Botës, pasi në turin tjetër ka kaluar Koreja e Jugut, e cila barazoi 2-2 me Nigerinë. Përsa i përket ndeshjes, Argjentina ka qenë nën kontrollin e saj përgjatë 90 minutave, duke mos lejuar asnjëherë që skuadra e Rehagel t’i afrohej zonës. Në pjesën e parë, Aguero, Mesi e Veron iu afruan shumë pranë golit, por pa arritur. Ndërkohë, pjesa e dytë ka qenë me ritme më të qeta, por sërish rastet për argjentinasit nuk kanë munguar. Në minutën e 77-të, Demikelis arriti të realizojë pas një goditje këndi. Grekët më pas janë parë të dorëzuar, pasi ka qenë thuajse e pamundur të kapnin topin përballë një skuadre shumë teknike si Argjentina. Mesi goditi shtyllën, ndërkohë që në minutën e parafundit, Martin Palermo, i sapofutur në lojë shënoi edhe golin e dytë, pas një topi të kthyer nga goditja e Mesit. Një gol që ai ia dedikoi pa më të voglin dyshim njeriut që e mori në këtë Botëror, Diego Armando Maradonës.
Ndërkohë, në takimin tjetër të grupit B, Koreja e Jugut siguroi një biletë për në fazën me eliminim direkt, duke barazuar 2-2 me Nigerinë. Aziatikëve u ka mjaftuar një pikë për të qenë më tej, ndërsa nigerianët kishin nevojë vetëm për fitore. Skuadra e Lagerbak e nisi takimin shumë shpejt me gol me anë të Uçes. Koreja nuk u dorëzua dhe Jung-Li arriti të barazonte shifrat në minutën e 38-të. Pjesa e dytë nisi më e mirë për Korenë e Jugut, që shënoi në minutën e 49-të me çu Park. Një gol që i dha qetësi ekipit aziatik, ndërsa ndeshja u bë shumë emocionuese kur Nigeria mori një penallti, të cilën Jakubu e shndërroi në gol. Megjithëse pati 21 minuta në dispozicion, skuadra afrikane nuk gjeti dot golin që do ta kualifikonte për më tej. Pas ndeshjeve të para, Argjentina do të ndeshet me Meksikën në 1/8 e finales, ndërsa Koreja e Jugut do të ketë përballë Uruguajn.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)