E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i Bërnlit: “Nuk e shesim Berishën”

Besart Berisha është shndërruar në një cështje te Bërnli, edhe pse mesfushori me tipare sulmuese është i huazuar para disa ditësh te Rozenborgu në Norvegji.
Bosi i Bërnlit, Ouen Kojl këmbënguli se ai nuk ka plan të shesë sulmuesin Besart Berisha. Lajmin e jep një nga faqet e më të mëdha britanike "Skysports.com". Shqiptari u bashkua me Rozenborgun në fillim të muajit gusht dhe spekulimet ishin të shumta për një largim të përhershëm të tij nga "Turf Moor".
Berisha ka bërë vetëm disa paraqitje për Klaretsat pas një dëmtimi në ligamentin e gjurit, që e mbajti atë larg fushave për një sezon të tërë. Megjithatë, Ouen Kojl këmbëngul se e ardhmja e e Berishës lidhet me klubin anglez dhe se shpreson se kur ai të kthehet nga Norvegjia do të jetë i aftë të luftojë për një vend në formacionin e Bërnlit.
"Qëllimi ishte që Berisha të shkonte e të kishte mundësinë të luante, kështu që kur ai të kthehet sërish te ne, ai do të jetë plotësisht në gjendje shumë të mirë për të luajtur", - shpjegon Kojl në faqet e gazetës "Lancashire Evening Telegraph".
"Djaloshi ka qenë jashtë fushave për nëj vit për shkak të rikuperimit nga dëmtimi. Unë fola me të dhe i thashë ‘ju keni nevojë të keni ndeshje në këmbët tuaja' , pasi do të ishte e vështirë të startonte pikërisht tani. Por, nuk ka asnjë dyshim se ai është një lojtar me kapacitete, dhe nëse ai do të ketë paraqitje në vazhdimësi me ekipin e Rozenborgut ai do të kthehet, më 1 janar te ne plotësisht i shëndetshëm dhe i gatshëm të ndikojë pozitivisht. Është një situatë fitimi. Të shesim atë nuk është diskutuar kurrë", - citohet Kojl nga "Skysports".
Besart Berisha shënoi dy gola në debutimin e tij me Rozenborun në fitoren 3-1 kundër Moldës, teksa më pas luajti edhe në Kupën UEFA kundër Djudgarden të humbur 2-1 nga skuadra e shqiptarit.
TRANSFERIMET
Berisha, i cili më parë ka luajtur me Hamburgun në Gjermani, u transferuar në Angli te Bërlni për shumën e 500 mijë eurove. Në fillim të muajit gusht ai u huazua te Rozenborgu në Norvegji.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›