Not, Marku e 58-ta në botë dhe rekord kombetar

Notarja shqiptare Rovena Marku nuk arriti të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale të garës 50 metra stil i lirë, por megjithatë ajo theu rekordin kombëtar me gati 0.60 sekonda, cka ishte edhe objektivi i saj në Olimpiadën kineze.
23-vjecarja, e cila mori pjesë më ftesë në "Pekin 2008", me kohën 28"15 u rendit e pesta nga tetë pjesëmarrës në baterinë e pestë dhe e 58-ta në botë. Më e mira e këtij grupi ishte hungarezja me 27"19, pra gati një sekondë më shpejt se Marku.
Në planin personal ky rezultat mund të quhet shumë i suksesshëm pasi ajo theu rekordin kombëtar, kur në Kampionatin Botëror të Melburnit ajo arriti kohën 28"76.
Në "Athinë 2004" notarja shkodrane kishte arritur kohën 30"51, cka "Pekin 2008" është një përmirësim i dukshëm për Rovenën.
Një ditë më parë, notari Sidni Hoxha vendosi një rekord kombëtar në garën 50 metra stil i lirë për meshkuj. 16-vjecari Hoxha u rendit i 63-ti midis 97 pjesëmarrësve.