Bushati: “Shpresoj te nje fitore me Greqine”

Shqipëria U-21 ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Greqisë (20 gusht, në Elbasan). Trajneri i Shpresave, Artan Bushati tha për "Sportin Shqiptar" se synon një rezultat pozitiv, duke përfshirë këtu dhe fitoren edhe pse skuadra ka disa mungesa: "Së pari, janë Bakaj, Lila e Hyka, të cilët do të angazhohen në miqësoren e Kombëtares kundër Lihtenshtejnit. Përvec tyre listës së mungesave i shtohet edhe Shoshi me Gugën, që janë të dëmtuar, ndërsa Progri me Arifajn kanë nga dy kartonë të verdhë".
Bushati flet për "Sportin Shqiptar" edhe për të rinjtë që ka thirrur në këtë grumbullim. "Është sulmuesi Brian Filipi, i cili aktivizohet me Ravenën. Gjithashtu, edhe mbrojtësi Renato Malota, që ka kaluar tek Shkumbini. Këta dy lojtarë kanë qenë pjesë e Kombëtares U-19 dhe i kam parë nga afër në ndeshjet eliminatore të zhvilluar në Sllovaki. Nuk është cudi që mund të jenë pjesë e formacionit".
Në ndeshjen e parë kundër Greqisë, më 21 nëntor 2007, Shqipëria U-21 edhe pse u mposht me vështirësi në "Apostolodhos Nikolaidhis" me rezultatin e ngushtë 2-1.
Futbollistët e thirrur
Emri Klubi
PORTIERE
Enea Koliqi (Iraklis)
Sajmir Ujkani (Palermo)
Olsi Bishani (Vllaznia)
MBROJTES
Erbim Fagu (Elbasani)
Bledion Guga (Flamurtari)
Renato Arapi (Silkeborg)
Arben Likmetaj (Teuta)
Bazion Tragaj (Besa)
Renato Malotaj (Shkumbini)
MESFUSHORE
Jetmir Sefa (Tirana)
Gilman Lika (Hacettepe)
Erando Karabeci (Partizani)
Jozef Thana (lbasani)
Ilirjan Caushaj (Flamurtari)
Hair Zeqiri (Flamurtari)
Emiliano Vila (Teuta)
SULMUES
Xhevahir Sukaj (Hacettepe)
Enco Malindi (Spartak Varna)
Elhan Galica (ADA)
Brian Filipi (Ravenna)
Trajner: Artan Bushati
EURO U-21/NDESHJET E LUAJTURA
01.06.2007
Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007
Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0
08.09.2007
Shqipëri-Kroaci 1-0
11.09.2007
Shqipëri-Itali 0-1
17.10.2007
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
17.11.2007
Ishujt Faroe-Shqipëri 0-5
21.11.2007
Greqi-Shqipëri 2-1
DO TË LUHEN
20.08.2008
Shqipëri-Greqi
06.09.2008
Kroaci-Shqipëri
10.09.2008
Shqipëri- Azerbajxhan
RENDITJA
Italia 8 22
Kroacia 8 18
Greqia 7 13
SHQIPËRIA 7 10
Ish.Faroe 8 3
Azerbajxhani 8 1