E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama mesazh politikes hetim cdo akuze per afera

06/10/2010Kryeprokurorja Mafia mund te kete investuar ne Shqiperi por skemi prova

TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama ka leshuar sinjalin per partite politike duke i dhene mesazhin se cdo akuze e bere prej tyre per afera korruptive do hetohet deri ne gjetjen e elementeve te vepres penale. Deklarata eshte bere gjate inaugurimit te qendres dixhitale te dokumenteve gjyqesore ku Kryeprokurorja ishte pjesemarrese. E pyetur nese ndihet e kercenuar nga politika ne hetimin e ketyre ceshtjeve Prokurorja e Pergjithshme garantoi se institucioni qe ajo drejton do te respektoje vetem Kushtetuten duke hetuar cdo akuze te bere nga partite pa shikuar influencat e tyre ne publik. Aktualisht jemi ne fazen e verifikimeve dhe po hetojme cdo akuze te bere ne kohet e fundit- eshte shprehur Kryeprokurorja Ina Rama. Kjo e fundit ka sqaruar se ne rast se keto akuza perputhem me prova qe plotesojne elemente te vepres penale atehere prokuroria nuk do nguroje qe te nise hetimet ndaj zyrtareve te shtetit qofshin keta dhe me imunitet parlamentar. Kryeprokurorja tha se ka dyshime qe ne Shqiperi ka pasuri te mafies por shtoi se perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe japesh nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet. Aktualisht Prokuroria eshte duke hetuar disa ceshtje ku jane implikuar ne rrafshin e deklaratave publike dhjetera persona mes tyre anetare te kabinetit qeverises dhe njeres te aferm te tyre. Gjate muajit shtator dy subjektet politike PD-PS i kane drejtuar armet njera-tjetres duke pohuar se per marrjen e nje leje ndertimi ne Bashkine e Tiranes duhet te paguash 20 per qind te aksioneve te kompanise. Nga ana tjeter bashkia ka hedhur poshte keto akuza duke kundersulmuar me akuza te tjera mbi deputeten e PD Albana Vokshi e cila sipas PS ka favorizuar kompanine e bashkeshortin ne disa tendera dhe privatizime miliona euro. Dallga e akuzave ka kapur edhe ministren e Integrimit Majlinda Bregu e cila kohet e fundit eshte akuzuar se ka lidhje me anetare te organizates mafioze Sacra Corona Unita.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›