E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja Me fitore nga Tirana

Boshnjaket shpresojne se do te kthehen me fitore nga Shqiperia pas ndeshjes se 8 tetorit e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012.

Megjithate ata nuk e nenvleresojne Shqiperine dhe thone se nje rezultat minimal do te ishte gjeja me e mire.

Ne Sarajeve tashme jane shfaqur reklamat per ndeshjen e ardhshme dhe shume tifoze kane shprehur deshiren per ta ndjekur kete ndeshje nga afer.

Pres qe te jete nje ndeshje shume e forte. Do te kete nje strategji te te dy ekipeve dhe nuk di se si do te perfundoje me gola. Megjithe respektin per futbollist si Lorik Cana une shpresoj se ne do te dalim me fitore thote Marjan Mijajlovic komentator sportiv nga Bosnja.

Futbolli ne Bosnje eshte ende i brishte dhe sportistet paguhen shume pak. Ne stadiume shkojne mesatarisht 5 mije tifoze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›