Kuqezinjte ne kor Kuzhete qendroje

Trajneri bisedon diskuton per futbollin vazhdon ta kete mendjen te ndeshja e 8 tetorit ku Kombetarja do te kete perballe Bosnje-Hercegovinen.
57-vjecari jep direktiva detyra per lojtaret madje duke bere edhe llogarine e kartoneve dhe duke kerkuar kujdes per te evituar ndeshkime te tjera te panevojshme. Por mbi te gjitha duhet theksuar se Kuzhe shetit neper pavijonin e spitalit ku ndodhet i shtruar dhe ben shaka.
Lajme shume pozitive te cilave i shtohet mbeshtetja dhe gatishmeria qe te gjithe kane shfaqur per drejtuesin e stolit te Shqiperise. Por me domethenes ka qene veprimi i te gjithe lojtareve kuqezinj.
Futbollistet qe militojne ne Kategorine Superiore te grumbulluar per dy sfidat eliminatore te Euro 2012 vazhdojne qendrimin me ore te gjata ne Spitalin Amerikan ndersa ne menyre spontane kane nisur garen pa rivalitet qe te marrin siguri nga mjeket se trajnerit nuk do ti mungoje asgje. Nderkohe lojtaret e shumte qe luajne ne kampionatet e ndryshme jashte vendit i kane telefonuar bashkepunetoreve te trajnerit per te mesuar gjendjen e kroatit ndersa kane biseduar edhe me drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit.
Ketyre te fundit u eshte kerkuar qe te mos behet asnje tentative per gjetjen e nje trajneri te ri por te pritet rehabilitimi i plote i Josip Kuzhese ne menyre qe ai te rikthehet ne krye te skuadres. Gatishmeria e shfaqur nga futbollistet ka qene e jashtezakonshme. Ata qe luajne ne kampionatin tone vazhdojne ti qendrojne prane trajnerit ndersa te tjeret qe militojne ne ligat e ndryshme europiane pervecse jane interesuar per gjendjen e tij shendetesore i kane kerkuar krereve te federates qe Kuzhe te qendroje ne krye te Kombetares kane pohuar burime prane trajnerit. Te gjithe kane qene te nje mendimi Josip Kuzhe eshte absolutisht trajneri me i mire qe ka pasur perfaqesuesja e Shqiperise dhe atij duhet ti lihet ne dispozicion koha e nevojshme qe te rehabilitohet nga hemorragjia cerebrale dhe te jete i gatshem per tu rikthyer ne stolin kuqezi.
Permiresimi
Shenjat e para te permiresimit te gjendjes shendetesore te trajnerit Kuzhe u dhane qe prej mbremjes se te enjtes. Nderkohe qe gjate dites se djeshme sinjalet kane qene edhe me pozitive. Nikolin Filipi shefi i anestezise se spitalit ku ndodhet tekniku kroat ka deklaruar Ne momentin qe po flasim gjendja e zotit Kuzhe eshte mjaft e permiresuar ne krahasim me momentin kur ai u shtrua ne spital. Parametrat jetesore jane stabilizuar edhe me. Gjendja e trajnerit po ndiqet hap pas hapi dhe shpresojme qe analizat qe na kane mberritur dhe ato qe do te zbulohen se shpejti te tregojne stabilitet. Kjo ka shume rendesi. Prof.dr Mentor Petrela dhe Fatos Olldashi po bejne konsultime per kete rast shpresojme qe gjendja te permiresohet dhe te mos kete nevoje per nderhyrje kirurgjikale. Kuptohet qe kur behet fjale per hemorragji cerebrale duhet pasur shume kujdes per vete faktin se ka demtim te trurit. Ne rastin konkret hemorragjia ka ndodhur ne pjese shume delikate megjithate jemi optimiste qe gjendja do te vije vetem duke u permiresuar.