E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja feston 20-vjetorin e pavarësisë

SARAJEVË- Bosnja festoi sot 20-vjetorin e pavarësisë me ceremoni të organizuara nga entiteti kroato-mysliman dhe të injoruara nga serbët, një realitet që tradhëton përçarjen e thellë të komuniteteve që luftuan gjatë viteve '90.

Myslimanët dhe kroatët e presidencës kolektive të vendit, Bakir Izetbegoviç dhe Zheljko Komshiç, shkuan në vendet simbolike të luftës ndërkomunitare gjatë periudhës 1992-1995, që shpërtheu një muaj pas shpalljes së pavarësisë, masivisht e kundërshtuar në atë kohë nga serbët.

"Sot, mendimet tona janë së pari me të dashurit tanë, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të lirisë dhe për të drejtën e një jete të denjë", deklaroi presidenti mysliman Izetbegoviç në një komunikatë.
(el.me/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›