Gjirokastër, plagos shokun më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Gjirokastër. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e një grindje për motive të dobëta mes dy personave. Mësohet se Agim Dida, 55 vjeç, teksa po pinte kafe në një lokal në Sofratik të Gjirokastrës me shtetasin Alket Salaj, 38 vjeç, kanë pasur një debat mes tyre për motive të dobëta, cfarë ka bërë që Dida të qëllojë me armë zjarri mbi Salaj. Por historia nuk mbaron këtu, 55-vjecari pasi ka plagosur personin me të cilin shoqërohej, ka qëlluar mbi veten duke u vetëvrarë me armën e krimit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.