E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Spahiut, Alibeaj: Ka abuzuar 30 herë me postin

TIRANË- Kreu i Komisionit Parlamentar Hetimor i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu publikoi në Kuvend raportin përfundimtar për shkarkimin e ish numrit dy të KLD-së.

Sipas Alibeaj,  Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

“Në tre pika ku u adresua procedura e cështjeve. E para me devijimin nga funksioni Kushtetues. Sipas nenit 9 ajo konsiston në shprehjen e ideve dhe programve politike. Nga provat është e dukshme që veprimtaria e kryer nga zëvendëskryetari i KLD-së shtë politke. Veprimatia e tij prej një drejtuesi politike është e ndaluar me ligj me funksionin e tij Kushtetues. Ai ka përdorur AK për tregëtimin e temave që shfaqet interesi i drejtpërdrejtë nga organizatata. Janë dokumentuar rreth 30 aktivitete të Aleancës Kuq e Zi për periudhën mars 2011-janar 2012. Në këto aktivitete z.Kreshnik Spahiu paraqitet me cilësinë e organizatorit, drejtuesit apo kryetarit të organizatës “Aleanca Kuq e Zi”. A. Ndër çështjet kryesore, që janë trajtuar në daljet dhe organizimet publike, e që i kanë dhënë ngjyrim të plotë politik veprimtarisë së z.Spahiu, është ajo e CENSUS-it. Ky proces, u anatemua që në fillimet e veta prej zv/kryetarit të KLD-së. Me të padrejtë, e duke shtrembëruar, atë çfarë ligji parashikonte në të vërtetë, ai u mundua që ta paraqiste atë si një proces, i cili kishte të bënte thjesht dhe vetëm me regjistrimin e popullsisë. Ajo çfarë zv/kryetari i KLD-së tejkaloi përgjatë trajtimit në publik me qëllim anatemimin e procesit të CENSUS-it ishte se ai përdori mjete aspak demokratike, për të arritur një qëllim kaq të shenjtë të demokracisë. Së pari, ka mashtruar publikun. Së dyti, ka shpërdoruar postin e tij si zyrtar i lartë shtetëror. Së treti, ky zyrtar shtetëror, i pozicionuar në pushtetin gjyqësor, ka sulmuar ligjin për CENSUS-in pra me fjalë të tjera, punën, veprimtarinë dhe mbi të gjitha vullnetin e Kuvendit, si organ përfaqësues i qytetarëve.”, – u shpreh Alibeaj.

Nga folorja e Kuvendit, Alibeaj deklaroi se nënkryetari KLD-së, Kreshnik Spahiut Spahiu ka trajtuar në daljet mediatike çëshjen e ndryshimit të kombësisë. “Në kundërshtim me hierarkinë e tij shtetërore e ka përdorur politikisht këtë çështje me doza hipokrizie dhe populizmi. Ai instrumentalizoi dhe adaptoi si pjesë të lëvizjes së tij politike edhe gjyqësorin. Duket qartë se gjithçka është luajtur me ndjenjat e shoqërisë duke instrumentalizuar pushtetin gjyqësor për motive egoiste individuale. Një tjetër çështje është ajo e censusit. Me të padrejtë e duke shtrembëruar atë çka parashikonte ligji u mundua ta paraqiste si proces që kishte të bënte vetëm me regjistrimin e popullsisë. Pavarësisht se në një shoqëri demokratike kushdo ka lirinë të shprehet dhe veprojë lirshëm në rastin e nënkryetarit të KLD-së burojnë nga ndalimet ligjore dhe kushtetuese”, theksoi Alibeaj.

KONKLUZIONE E KOMISIONIT
1. Me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni kushtetues
2. Ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar.
3. Është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike

REKOMANDIME TË POSAÇME
REKOMANDIM 3. T’i propozojë Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së
REKOMANDIM 4. T’i propozojë Kuvendit të nisë procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së.
REKOMANDIM 5. T’i propozojë Kuvendit të vendosë dërgimin e këtij Raporti, Prokurorit të Përgjithshëm me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij Raporit për ushtrimin e ndjekjes penale.
REKOMANDIM 6. T’i propozojë Kuvendi të vendosë dërgimin e këtij Raporti Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga z.Kreshnik Spahiu.

VIJON

'SHKARKIMI I SPAHIUT' KUVENDI DISKUTON RAPORTIN E KOMISIONIT HETIMOR
Parlamenti ka nisur seancen plenare te radhes ku po diskuton aktualisht projektligjin per tatimin mbi te ardhurat.Kuvendi pritet të votojë sot në seancën plenare të radhës raportin e komisionit hetimor "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Kreshnik Spahiut, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Raporti i miratuar dy ditë më parë nga komisioni konstaton se pas hetimit parlamentar Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv/kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike. Raporti konkludon se Kreshnik Spahiu ka abuzuar dhe shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, ndërsa është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese. Raporti i propozon Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, Kreshnik Spahiu, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen nga ky post rreth tre javë më parë. Gjithashtu, komisioni, që përbëhet vetëm nga deputetë të maxhorancës, i propozon Kuvendit dërgimin e këtij raporti prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e tij(raportit) për ushtrimin e ndjekjes penale. Kuvendi në seancën e nesërme pritet të shqyrtojë disa pr/ligje ekonomike si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", një ndryshim në ligjin "Për statistikat zyrtare" dhe në ligjin "Për prokurimin publik".

Gjithashtu në punimet parlamentare të ditës së sotme është përfshirë dhe një interpelancë me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›