E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Njerku i dhunshëm, 50 metra larg fëmijës

Tiranë- Një i mitur ka kërkuar ndihmën e gjykatës, përmes një organizate joqeveritare që të shmangë dhunën që ushtronte ndaj tij njerku.

16 vjeçari Rexhiano Prrenjasi, banues në lagjen Kombinat të Tiranës, ka fituar një urdhër mbrojtje ndaj 30 vjeçarit, Thanas Xhixha. Organizata Arsis, ka paraqitur padinë në gjykatë për shkak të dhunës që ushtron ndaj tij, Thanas Xhixha, i cili bashkëjeton me nënën e të miturit dhe nga kjo bashkëjetesë ata kanë një fëmijë. Sipas denoncimit të bërë në gjykatë, Xhixha shkon në banesën ku jeton i mituri dhe në mënyrë të përsëritur ushtron dhunë fizike dhe psiqike mbi të.

Sipas padisë, në datën 19 Janar 2012, Xhixha ka shkuar në shtëpinë ku jeton i mituri dhe në gjendje të dehur ka debatuar me fëmijën dhe e ka rrahur, duke e kërcënuar të dilte nga shtëpia ku ai jeton me pjestarët e tjerë të familjes. Pas denocimit që ka bërë fëmija, në 24.01.2012, gjykata ka lëshuar urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për të miturin Rexhiano Prrenjasi.

Në seancën e vërtetimit të urdhrit të mbrojtjes në datën 10 Shkurt, gjykata vendosi ta shtrijë atë për një periudhë një vjeçare, pasi i mituri ka thënë se vazhdon të ndjehet i kërcënuar. Me zbatimin e këtij urdhëri, Thanas Xhixhës i ndalohet të futet në shtëpinë ku jetojnë i mituri, nëna dhe familja e tij, por vetëm një herë në javë ai lejohet të takojë fëmijën që ka nga lidhja me nënën e të miturit.

Në bazë të vendimit të gjykatës, njerku ndalohet ti afrohet të miturit, shkollës Myslym Keta Kombinat ku ai studion dhe banësen ku ai jeton deri në një distancë prej 50 metra, me përjashtim të ditës së hënë në orarin 09.30 deri në 11.30, kur ai lejohet të takoj fëmijën e tij, Vasiliev Xhixha, që ka nga lidhja me nënë e të miturit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kryegjykatësi i Vlorës: Isha 50 metra larg shpërthimit   Ndërsa udhëtonte për në punë, vetëm 50 metra larg...
  2. Aktorja Sienna Miller në pritje të fëmijës së parë Sienna Miller është në pritje të fëmijës së saj të...
  3. Totti & Klose, derbi larg për të dy lojtarët Duhen edhe 5 ditë nga derbi i famshëm i futbollit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›