E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e Kosovës, hap Kutinë e Pandorës

Ish-ambasadori amerikan Morton Abramowitz ka paralajmëruar se nëse ndodh ndarja e Kosovës, atëherë kjo do të pasohej me hapjen e Kutisë së Pandorës.

"Ndarja e Kosovës do të ishte absolutisht shkatërrimtare për rajonin. Pres vendosmërisht që Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane, t’u rezistojnë këtyre përpjekjeve. Po të ndodhë një gjë e këtillë, për të cilën unë personalisht dhe shumë të tjerë gjithmonë kemi pasur shqetësim, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera", ka thënë Abramowitz, në një intervistë për radio Evropa e lirë.

Morton Abramowitz ka thënë se një tjetër problem për Kosovën është fakti se BE është i ndarë lidhur me ekzistencën e saj, pasi pesë vende nuk e kanë njohur ende shtetin e ri.
Sipas tij, Ballkani nuk është më një prioritet për SHBA, të cilat kanë shumë probleme të tjera me politikën e jashtme.

“Së pari, gjithçka varet nga vendimi i GJND-së dhe është e vështirë për këdo të flasë për këtë çështje. Së dyti, jam i bindur se Serbia do ta shfrytëzojë rastin për të çuar përpara interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, unë besoj se Serbia do ta mbajë këtë qëndrim. Nëse kjo nënkupton ndarje, duhet të presim”, ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›