E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë, serbëtreferendummbi drejtësinë

BOSNJË - Kryetari i komunitetit serbe të Bosnjes Milorad Dodik, përsëriti sot qëllimin për të mbajtur një referendum për drejtësi qendrore në Bosnje, pavarësisht paralajmërimeve të bashkësisë ndërkombëtare pë mosmbajtjen e tij.

"Referendumi do të zhvillohet",- deklaroi Dodik para gazetarëve, pas një takimi me kreun e shërbimit diplomatik evropian për Ballkanit, Miroslav Lajçak.

Që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995, Bosnja është e përbërë nga njësia serbe, Republika Srepska dhe Federata myslimane-kroate, por të dy entitetet gjysmë-autonome janë të lidhura nëpërmjet institucioneve të dobëta qendrore.

Lajçak ka premtuar për një përgjigje "të mjaftueshme" për të mbajtur këtë referendum, që autoritetet serbo-boshnjake mbështesin për muajin qershor. "Sanksionet janë një e keqe e pashmangshme, por diçka i provokon ato",- shtoi kryetari i komunitetit serbe të Bosnjes Milorad Dodik.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›