Kapet spiunia ruse ne Parlamentin britanik
25-vjecarja ruse e njohur me emrin Katia Zatuliveter punonte per deputetin liberal demokrat Mike Hancock ne Dhomen e Komuneve derisa sherbimet britanike te sigurise MI5 zbuluan se ishte nje agjente e infiltruar e sherbimeve te fshehta ruse. Sipas raportimeve te Sunday Times vajza pritet te debohet sa me shpejt nga Britania e Madhe dhe te mos lejohet te hyje me ne kete vend. Sipas sherbimeve sekrete britanike MI5 Katia e pikturuar si nje vajze shume terheqese ka futur ne gracke deputetin 64-vjecar Hancock i cilesuar si nje politikan filorus. Deputeti nga ana e tij ka shtyre te gjitha akuzat duke mohuar kategorikisht se asistentja e tij eshte spiune. Por nderkaq sherbimet sekrete deklarojne se pas asistentes se deputetit eshte e sigurt qe fshihet nje agjente e varur teresisht nga sherbimet informative ruse. Nese do te ishte operative Kati do te ishte ne gjendje te destabilizonte punen qe vete parlamentari kryen ne Moske ku ka interesa te forta. Prezenca e saj ketu ishte rrezikshme per interesin kombetar mbi te gjitha per sa i perket asaj ndaj te ciles kishte akses theksoi nje burim per Sunday Times. Katia Zatuliveter u arrestua te enjten e kaluar dhe eshte mbajtur ne nje qender sigurie ne pritje per tu riatdhesuar ne Rusi. Behet fjale per arrestimin e pare qe nga fundi i luftes se ftohte qe lidhet me nje person qe vepron brenda Parlamentit britanik. Debimi i Zatuliveter nenvizon gazeta mund te ftohe serish marredheniet diplomatike mes Britanise se Madhe dhe Rusise pas vdekjes nga helmimi i disidentit rus Alexandre Litvinenko ne Londer ne vitin 2006. Zatuliveter ishte ndaluar me 8 gusht ne aeroportin londinez te Gateick teksa kthehej nga Kroacia ku kishte festuar ditelindjen. Sipas Sunday Times gjate marrjes ne pyetje agjentet i kishin kerkuar detaje mbi lidhjet e saj me sherbimet sekrete ruse duke i treguar se ishin ne dijeni te detajeve mbi jeten e saj sentimentale. Gjithsesi Katia ishte nen vezhgim prej kohesh. Por nga ana e saj edhe vajza 25-vjecare ka mohuar cdo akuze te ngritur ndaj saj. Para arrestimit te asistentes se tij deputeti Hancock kishte thene se nuk i besonte profilit te Katias te ndertuar nga sherbimet e sigurise angleze gjithsesi dyshimet se edhe ai ka qene nje lobist i Kremlinit shume aktiv ne sferen e institucioneve europiane ne vecanti ne Parlamentin e Strasburgut ku shume kujtojne diskutimet ku Hancock ka mbrojtur ashper Rusine per tema te tilla si liria e shtypit apo lufta ne Gjeorgji madje ka arritur deri aty sa e cilesoi si nje demokraci autentike. Hancock e ka mohuar se ka marre shperblime nga Moska qofte direkt apo indirekt. Per me teper i cileson si budallaqe akuzat se Zatuliveter eshte pjese e sherbimit inteligjent rus. Katia me ka treguar se cdo here qe vjen ne Britani ka probleme. Nuk kam cte shtoj tjeter kishte perfunduar deputeti. Askush nuk me ka treguar prova qe tregojne per rrezikshmerine e saj per Mbreterine e Bashkuar. Po e mbajne ne nje qender pritjeje dhe jane gati ta largojne. Perse duhej te me spiunonte Nuk kishte asgje te ndjeshme ne punen qe bente per mua thote deputeti liberaldemokrat qe eshte totalisht kunder debimit te saj nga Britania e Madhe. Brenda koalicionit qeveritar Hancock eshte pare si nje lloj rebeli. Ai votoi kunder reformes qe parashikon rritjen e taksave shkollore.