E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Rritja ekonomike me marreveshje tregtare dhe ulje taksash

SHBA dhe Koreja e Jugut nenshkruan marreveshjen e tregtise se lire qe do te siguroje te pakten 70.000 vende pune

SHBA dhe Koreja e Jugut kane nenshkruar nje marreveshje te tregtise se lire permes se ciles do te rriten eksportet vjetore te mallrave amerikane per ne Korene e Jugut ne 11 miliarde dollare dhe do te sigurohen te pakten 70.000 vende pune ne Amerike. Negociatat per kete marreveshje kane zgjatur tre vite. Me pak fjale me reduktimet e tarifave ne kete marreveshje pritet te rriten eksportet vjetore te mallrave amerikane deri ne 11 miliarde dollare. Dhe e gjitha kjo tregon qe kjo marreveshje duke perfshire edhe hapjen e tregut korean do te siguroje te pakten 70.000 vende pune ne SHBA theksoi Presidenti amerikan Barak Obama qe u beri thirrje ligjvenesve ta ndihmojne per te nxitur rritjen ekonomike me marreveshje te reja tregtare dhe kompromis per shkurtimin e taksave. Me shume se nje vit me rimekembjen e dobet ekonomike niveli i papunesise vazhdon te jete gati 10 per qind. Miliona amerikane kane qene pa pune per nje vit apo me shume duke perjetuar nje ngarkese financiare dhe emocionale nga kjo situate. Ne fjalen qe mbajti per te promovuar marreveshjen e re tregtare me Korene e Jugut Obama beri thirrje per ratifikimin e shpejte te saj nga Kongresi. Ai tha se marreveshja e arritur te premten pas tre vjet ndalimi do te shtonte eksportet vjetore te mallrave amerikane me deri 11 miliarde dollare dhe krijimin e dhjetera mijera vendeve te punes. Pres me kenaqesi bashkepunimin me Kongresin dhe udheheqesit e te dy partive per te miratuar kete marreveshje sepse nese ka nje gje per te cilen demokratet dhe republikanet duhet te bien dakord eshte krijimi i vendeve te punes dhe mundesite per popullin tone. Por Obama shprehu zhgenjimin e tij me republikanet te cilet bllokuan dje masat per ta bere shkurtimin e taksave te miratuar nga Presidenti Xhorxh Bush te perhershem per shtresen e mesme te amerikaneve. Ato dispozita duhet te ishin miratuar. Per mendimin tim nuk ka logjike qe shkurtimi i taksave per shtresen e mesme te mbahet peng i shkurtimit te perhershem te taksave per te pasurit qe perbejne dy per qind te amerikaneve vecanerisht kur shkurtimi i taksave per te ardhurat e medha do te kushtonte edhe 700 miliarde dollare te tjere shume qe ne nuk e kemi dhe qe do ti shtohej deficitit tone buxhetor. Por me kaq shume gjera per tu zgjidhur votat e sotme nuk mund te jene fundi i diskutimit.

Republikanet qe votuan kunder nismes se Partise Demokrate te Presidentit Obama duan qe shkurtimi i taksave te behet i perhershem per te gjithe amerikanet perfshire te pasurit. Republikanet thone se kjo do te ndihmonte ne krijimin e vendeve te reja te punes. Senatori nga Illinoisi Mark Kirk tha se Presidenti dhe ligjvenesit duhet te degjojne votuesit te cilet u dhane nje fitore te madhe republikaneve ne muajin nentor per legjislaturen e re te Kongresit qe fillon vitin e ardhshem. Keta udheheqes nuk duhet te ngrene taksat dhe te rrezikojne duke krijuar kushte per nje recesion tjeter. Perkundrazi Kongresi duhet te shkurtoje shpenzimet dhe te parandaloje nje tjeter ngritje taksash per taksapaguesit amerikane. Amerikanet paguajne tashme disa nga taksat me te larta ne gjithe boten. Nese nuk arrihet ndonje kompromis shkalla e tanishme e taksave do te skadoje per te gjithe amerikanet ne fund te ketij viti. Veshtiresite ekonomike duke perfshire papunesine qe i eshte afruar 10 perqindeshit kane qene kohet e fundit ne qender te vemendjes se Kongresit te dominuar nga demokratet dominim qe do te zevendesohet ne 2011 nga ai i republikaneve ne Dhomen e Perfaqesuesve ndersa ne Senat demokratet do te kene perseri shumicen por me nje diference me te vogel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›