E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, Haga mirëpritet kapjen e kriminelit Stankoviç

Një prokuror i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë ka mirëpritur sot kapjen e kriminelit të luftës, Radovan Stankoviç, i cili ishte arratisur nga një burg në Bosnjë para katër vjetësh.

Kryeprokurori në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, Serge Bramertz tha se arrestimi i Stankoviçit është i rëndësishëm për zbardhjen e krimeve të rënda, për të cilat ai është dënuar.

Stankoviç fillimisht ishte paditur nga gjykata e OKB-së. Pasi u arrestua në vitin 2002 nga trupat e NATO-s në Bosnje, rasti i tij u shqyrtua në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ai u dënua për përdhunimin dhe dhunimin e grave myslimane gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Por në maj të vitit 2007, vetëm një muaj pasi u dënua me 20 vjet burgim, Stankoviç u arratis nga burgu, gjatë një vizite tek dentisti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›