Bosnje Hercegovinë, Myslimanët kujtojnë masakrën e Serbrenicës

Dhjetëra mijëra myslimanë boshnjakë morën pjesë në një ceremoni zije në Srebrenicë, për të varrosur 534 trupat e rinjë të identifikuar dhe për të kujtuar ata që u vranë në masakrën e 1995, e cila ishte një nga më të përgjakshmet në luftën e Bosnjes.
Të vënë mënjanë nga trupat hollandeze të OKB-së të vendosur aty për të mbrojtur popullsinë civile, forcat serbe të Bosnjes të kryesuara nga Gjenerali Ratko Mladiç pushtuan Srebrenicën, në lindje të Bosnjes dhe therën më shumë se 800 myslimanë, burra dhe djem, në korrik të 1995.
Nga 8000 viktimat e masakrës gati gjysma janë ende të zhdukur ose në pritje të identifikimit nëpërmjet analizave të ADN-së.
Për të afërmit e viktimave dhe të atyre që shpëtuan nga masakra, 11 korriku është një ditë për të kujtuar dhe për tu ribashkuar me familjen.
Mustafa Bektic humbi vëllain në masakrën e 1995 së bashku me 14 pjesëtarë të tjerë të familjes. Ai u rikthye nga Shba për të varrosur nipin e tij 19-vjeçar:
" Unë kam ardhur nga Amerika për të varrosur nipin tim dhe për të parë familjen time. Kjo nuk duhet të përsëritej kurrë"-tha Bektic.
Boshnjakët ende nuk bien dakort mbi Serbrenicën. Myslimanët dhe Kroatët thonë se kjo ishte një gjenocid. Serbët e Bosnjes e mohojnë këtë dhe bllojuan një iniciativë të parlamentit këtë javë për të deklaruar 11 korrikun një ditë përkujtimore kombëtare.
Arkitekti kryesor I masakrës, udhëheqësi serbo-boshnjak I kohës së luftës Radovan Karadzic, është në pritje të gjyqit në para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë
Kreu i tij ushtarak Ratko Mlladiç është ende i lirë.