E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro: Amerika Latine e kërcënuar nga grushtet e shtetit

Ish-lideri kuban, Fidel Kastro, në një koment publikuar në një faqe interneti të qeverisë komuniste kubane, deklaroi se "liderë ushtarakë të djathtë të stërvitur nga SHBA mund të marrin guximin për të rrëmbyer armët kundër qeverive të tyre".

"Nëse presidenti Manuel Zelaja nuk rikthehet në detyrën e tij, pas grushti të shtetit që e rrëzoi në 28 qershor, një valë e rrezikshme grushtesh ushtarake kundër shtetit do të kërcënojnë rrëzimin e shumë qeverive në vende të Amerikës Latine, ose do të mbeten në mëshirën e liderëve ushtarakë të ekstremit të djathtë, të edukuar sipas doktrinës së sigurisë në shkollat ushtarake të Amerikës", shkruante  ai.

Zelaja - shkruante Kastro - ka këmbëngulur në rikthimin e tij në detyrë, sepse beson që "në këtë rast është në lojë e drejta e popujve të Amerikës Latine për të zgjedhur liderët e tyre".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›