Bosnjë Hercegovinë, miratohet legjislacioni për regjistrim

Mbrëmë në Bosnjë Hercegovinë janë miratuar legjislacione, që shihen si të rëndësisë madhore për ringjalljen e synimeve për integrim në Bashkimin Evropian. Liderët myslimanë, serbë dhe kroatë kanë rënë dakort për regjistrimin e parë të popullsisë prej vitit 1991 dhe për një organ të vetëm shtetëror për kordinimin e programeve të ndihmave të BE-së.
Grupi më i madh etnik në Bosnjë, myslimanët, kanë pasur shqetësime se pyetja për etnicitetin e njerëzve, do të forconte efektet e pastrimit etnik të kohës së luftës, kur gjysma e 4.4 milionë shtetasve të Bosnjës, ishte vrarë, larguar me dhunë ose ishte zhvendosur.
Por, përballë reagimit të opinionit, ku sipas sondazheve 70-80% e popullit në Bosnjë dëshiron integrim në BE, politikanët nga blloku kryesor mysliman i kanë tërhequr vërejtjet ndaj regjistrimit.
Mbajtja e regjistrimit është njëra nga kërkesat kryesore e Brukselit për vendet që synojnë pranim në BE.