E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bosnjë, arrestohen 21 persona, për kontrabandë, mes tyre policë

SARAJEVË- Njëzet e një persona, ndër të cilët edhe policë, u arrestuan sot në Bosnjë në një operacion policor kundër të dyshuarve për kontrabandë, kryesisht cigare.

Katër anëtarë të forcave të policore si dhe një punonjës i drejtorisë kombëtare të taksave figurojnë ndër personat e arrestuar.

Sipas njoftimit të prokurorisë boshnjake të dyshuarit kanë bërë kontrabandë të produkteve të ashtuquajtura të luksit, kryesisht të cigareve, për një periudhë të gjatë duke shkaktuar një dëm prej disa milionë eurosh në buxhetin e Bosnje-Hercegovinës.

Operacioni policor u zhvillua në disa qytete në jug të vendit, si në Trebinje dhe Bileca, në afërsi me kufirin me Malin e Zi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›