Britania e Franca mbështesin qeverinë për Veriun
PRISHTINE- Britania dhe Franca vihen në krah të qeverisë për procesin e kthimit të policisë dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës. Ky proces duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që serbët e Kosovës, në shenjë kundërshtimi bllokuan rrugët lokale.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jan Klif në një takim me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri
ka shprehur përkrahjen për planin e zbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë nga ana e Qeverise së Kosovës si dhe mbështeti funksionalizimin e pikave doganore 1 dhe 31, të paralajmëruar për datën 16 shtator. Në takim është diskutuar edhe për perspektiven evropiane të Kosovës, si dhe për procesin e dialogut.
Nga ana tjetër edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu në një takim me zv kryeministrin Hajredin Kuçi shprehu vendosmërinë për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur rendin dhe ligjin.
Ambasadori Fitu rikonfirmoi “mbështetjen e plotë të shtetit francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës”- thuhet në një njoftim për shtyp të ambasadës franceze.
Gjithashtu ambasadori francez ka shprehur “mbështetjen për kthimin e policisë dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, që duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in”.
(s.g/balkanweb)