E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor

Ndryshimet që kaluan në Komisionin parlamentar të Ligjeve, synojnë kryesisht përmirësimin e veprimtarisë së autoshkollave në vendin tonë.

Në këtë projektligj, parashikohet ndryshimi i nenit 121, "Autoshkollat", i cili parashikon rregullimin e procedurave për dhënien e lejeve për personat, juridikë apo fizikë, që do të merren me kryerjen e veprimtarisë, nëpërmjet licencimit, me leje për "Autoshkollat". 

Në këto ndryshime parashikohen kritere, teknike dhe profesionale, si dhe kushte të tjera, që duhen për marrjen e kësaj lejeje. Gjithashtu, parashikohen rregullat e mbikëqyrjes, administrative dhe teknike, të kësaj veprimtarie, kushtet për të qenë drejtues profesional, infrastruktura që duhet për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe raste e pezullimit dhe të heqjes së kësaj lejeje.  

Në nenin 2 të këtij projektligji, parashikohet që ky ligj të shtrijë efektet sipas disa kushteve të përcaktuara në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë". Ndryshimet e miratuara ofrojnë zgjidhje, në përputhje me përcaktimet e ligjit të licencave, duke i trajtuar ato përmes Qendrës Kombëtare të Licencimit. /Start/

                                                                                             2011-09-14 12:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›