E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH rrit pagat për punonjësit e spitaleve

TIRANË- Këshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar sot rritjen e pagave për mjekët e spitaleve.

Për mjekët e QSUT rritja e pagave me vendimin e fundit rritet deri në 15%. Nga kjo rritje përfitojnë 11.888 punonjës të spitaleve në mbarë vendin.

Rritja e pagave do të nisë që nga 15 korriku dhe efektet financiare do të mbulohen nga ISKSH. Efektet financiare mujore arrijnë në rreth 25 milion lekë dhe deri në fund të vitit ato do të arrijnë shumën deri në 115 milion lekë.

Sipas vendimit më të fundit për personelin mjekësor të QSU, Materniteteve nr.1 dhe nr.2 dhe Senatoriumit rritja do të jetë si vijon për shefat e shërbimeve pagat rriten me 15% pse 12 mijë lekë të rinj në muaj.

Për shefat e reparteve rritja është 10.6% ose 7600 lekë të rinj. Për mjekët rritja 10.5% ose 6500 lekë në muaj.

Për kryeinfermjerët rritja është 2.9% ose 1500 lekë në muaj, për infermjerët rritja është deri në 3.2 % ose 1150 lekë në muaj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›