E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, ekstradohetmalazezi, i kërkuarpër krime lufte

SARAJEVë- Spanja ekstradon për në Bosnje një ish ushtar serb, i cili akuzohet për genocid, dhunim dhe tortura gjatë periudhës së luftës 1992-1995. Lajmi bëhet i ditur nga policia spanjolle. Për Veselin Vlahovic, 41vjec i cili ka lindur në Malin e Zi, u lëshuan tre 3 urdhër-arreste të cilat kishin mbetur pezull. I njohur edhe si “Batko”, Vlahovic akuzohet për vrasjen e qindra njerëzve gjatë luftës në Bosnje.

Ai u arrestua dhe u burgos pas një konflikti në një grabitje të armatosur në Mal të Zi, në vitin 1998. Para arrestimit në Spanjë në muajin mars, Vlahovic kishte qenë në kërkim që kur u arratis nga burgu në vitin 2001. Ai u dënua me 15 vjet burg pasi qëlloi për vdekje një shtetas serb, pak kohë pas arratisjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›