Mediat: Serbia ndryshon Rezolutën për Kosovën
BEOGRAD-Autoritetet e Beogradit nuk do ta tërheqin rezolutën për Kosovën, madje e kanë dorëzuar në KB, por janë të gatshëm ta ndryshojnë dhe me siguri kjo do të bëhet në konsultim me Brukselin e Washingtonin, shkruan sot e përditshmja “Blic”.
Sipas të përditshmes, po shqyrtohet edhe opsioni i ndryshimit të tekstit me amendamente.
“Jemi të gatshëm ta ndryshojmë rezolutën, por pa shkelur vijat e njohura të kuq”, citon burimin e vet nga kreu i pushtetit të Serbisë, gazeta “Bl;ic”.
Kompromisi do të mund të gjendej në fshirjen e një pjese të fjalisë hyrëse se “recesioni i njëanshëm është mënyrë e papranueshme e zgjidhjes së kontestit”
Mesazhi i shefit të diplomacisë gjermane Guido WesterWelle se statusi i Kosovës është një tregim i mbyllur nuk ka lënë asnjë fije mëdyshje se nëse Beogradi nuk e pranon këtë, Gjermania do të pengojë çfarëdo ecje përpara të Serbisë drejt BE-së.
“Ne nuk do ta tërheqim rezolutën, e as do të ketë kundërrezolutë, sa dihet deri më tani. Opsioni më real është se do të ketë amendamente gjatë procesit të debatimit në Asamblenë e Përgjithshme dhe përmes amendamenteve të ndryshohen pjesë të rezolutës sonë që u pengojnë më së shumti vendeve të Kuintit. Me këtë opsion askush s’do të jetë plotësisht i pakënaqur, meqë kështu Serbia do të fitonte mbështetjen e rezolutës, kurse në amendamente nuk do të ketë konstatime të cilat janë të papranueshme për ne dhe që në mënyrë eksplicite pranojnë pavarësinë e Kosovës ose që u bëjnë thirrje drejtpërdrejt Beogradit e Prishtinës për negociata meqë këtë nuk do ta lejonin vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, e shpjegon mënyrën e mundshme të ndryshimt Nikolla Jovanovic, redaktor i “Sfidave të integrimit evropian”, siç e cilëson “Blici”, mirë të informuar mbi opsionet që i ka ndërmend kreu shtetëror i Serbisë.
(d.b/Koha.net/BalkanWeb)