Greqi, përplasjae avionëve ushtarakëgjendet i vdekur 1 pilot
ATHINE- është gjetur i vdekur piloti i cili rezultonte i zhdukur, pas përplasjes ne fluturim te dy avionëve ushtarake F-16 ne jug te ishullit te Kretës ne Greqi. Përplasja ndodhi pas mesditës, gjatë stërvitjeve në lartësi të ulët. Bëhet fjalë për një avion njëvendësh dhe një avion me 2 vende që vinin nga baza ushtarake e Sudhas.
Ndërkaq dy pilotët e tjerë janë gjetur pak me parë të gjallë, kjo pasi ata përdoren sistemin katapulte. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më kritike, pasi ka dëmtime në mushkri dhe goditje në kokë, ndërsa i dyti ka djegie në pjesën e poshtme të trupit. Ndërkaq në Kretë ka mbërritur ministri i Mbrojtjes Venizelos, i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve për ngjarjen në fjalë.
(m.a/News24/BalkanWeb)