E Diel, 1 Nëntor 2026

Ohër, rrihet përvdekje turisti serbShkak një vajzë

OHER-Një turist serb është rrahur për vdekje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pas një zënke banale që shpërtheu në Ohër, njoftoi policia e Maqedonisë. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi informacionet për incidentin, por nuk bëri të ditur detaje për autoret e ngjarjes.

Dejan Novakovic, 34 vjeç, quhet turisti që mori plagë të rënda trupore pas një grindje në një lokal në Ohër. Ai u transferua në spitalin e qytetit, por atje ka ndërruar jetë. Mjekët kanë deklaruar se plagët janë shkaktuar nga prerjet me thikë.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes pohojnë se rreth ores 03:00 te mengjesit te sotem një grup prej dhjetëra persona rrahen në mënyrë c’njerëzore një person para hyrjes në Postën e Ohrit, duke e braktisur trupin e gjakosur. Më pas aty ka mbërriturr policia dhe ambulanca, që kanë dërguar Novakovic në spital.

Sipas informacioneve të para, incidenti thuhet se nisi në klubin e natës "Havana", në qendër të qytetit, pas një zënke banale dhe verbale për një vajzë. Sherri duket se ka filluar mes dy grupeve me turiste serbe. Më pas sherri u zhvendos jashtë lokalit. Agresorët ndoqën shtetasin serb deri në qendër të Ohrit, që nga para hyrjes së lokalit, para selisë së "Verës së Ohrit", shumë pranë derës kryesore të postës qendrore në Ohër.

"Një djalë ka vrapuar drejt postës dhe thërriste në mënyrë histerike "polici, polici". Personat e tjerë të cilët ishin pas tij filluan ta shqelmojnë. Ai me duart e mbuloi kokën, ndërsa rrahësit vazhduan fuqishëm ta rrahin në kokë dhe bark me shqelma", deklaroi Goran Dimitrievski, rojtar i tezgave në afërsi të Postës së Ohrit.

Policia po e heton ngjarjen. Burime Nga Ohri qe priten te konfirmohen zyrtarisht thone se 24 vjecari eshte djali i nje ish-gjenerali serb.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›