E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, fillojnë zgjedhjet lokale

 

SARAJEVË - Boshnjakët filluan sot të votojnë në zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje pritet të konfirmohet dominimi i nacionalistëve në pushtet, përfaqësues të komuniteteve myslimane, serbe dhe kroate.
Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 07:00 (05:00 GMT) dhe priten të mbyllen dymbëdhjetë orë më vonë.
Në zgjedhjet e katërta lokale të organizuara pas përfundimit të luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, afro tre milionë boshnjakë kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në 149 këshilla bashkiake si dhe kryetarët e tyre, nga afro 28 000 kandidatë.
Analistët parashikojnë një pjesëmarrje të ulët të votuesve për shkak të një apatie të zgjedhësve, që u përkeqësua më shumë nga një fushatë zgjedhore e shënuar nga retorika nacionaliste dhe një neglizhencë pothuajse absolute ndaj çështjeve të interesit lokal.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›