Sarajevë, prangoset mafiozi Damir Fazliç
Nga Elira Canga
Një ndër eksponentët e një grupi të krimit të organizuar, që merrej edhe me shantazhe financiare, Fazliç është arrestuar nga policia boshnjake të premten në mbrëmje, bashkë me ish-komandantin serb të Bosnjës, Naser Oriç, i gjykuar nga Haga për krime gjatë luftës së Bosnjës. Fazliç njihet si njeriu që ndihmoi vrasësin e kryeministrit Gjingjiç
SARAJEVE-Përfundon në pranga Damir Fazliç, biznesmeni i shumëdiskutuar i Sarajevës dhe njeriu që ndihmoi vrasësin e kryeministrit Gjingjiç. Një ndër eksponentët e një grupi të krimit të organizuar, që merrej edhe me shantazhe financiare, Fazliç është arrestuar nga policia boshnjake të premten në mbrëmje, bashkë me ish-komandantin serb të Bosnjës, Naser Oriç, i gjykuar nga Haga për krime gjatë luftës së Bosnjës. Sipas radios serbe B92, policia federale e Bosnjës ka shoqëruar edhe dy bashkëpunëtorë të tyre në lidhje me akuzat për shantazh. Mediat serbe dhe boshnjake njoftojnë se ata janë Nedim Sahimpashiç si dhe një shtetas serb me pseudonimin “Suitch”. Operacioni u krye mbi bazën e urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria e Sarajevës, por zëdhënësi i policisë në kryeqytetin boshnjak, Robert Cvrtak refuzoi të jepte hollësi lidhur me të. Tetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë boshnjake gjatë operacionit, por katër prej tyre janë liruar pak orë më pas. Policia njoftoi se personat nën arrest dyshohen se janë pjesë e një organizate të krimit të organizuar që merrej edhe me shantazhe financiare. Fazliç, aktualisht nën hetim për mashtrim, është një ndër biznesmenët e fuqishëm boshnjakë. Emri i tij lidhet me shumë skandale jo vetëm në Bosnje, por edhe në Serbi dhe Kroaci. Ai është ndaluar në vitin 2003 dhe është marrë në pyetje për lidhje të mundshme me vrasësit e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç. Këshilltari i kryeministrit të vrarë serb, Vladimir Popoviç, disa herë ka deklaruar se Fazliç është përfshirë në aktivitete kriminale në Serbi dhe se ai ka pasur lidhje dhe ka ndihmuar vrasësin e Gjingjiç, Milorad Ulemek “Legija”.
Histori
skandalesh
I lindur në Foca të Bosnjës më 26 shtator 1975, me baba boshnjak dhe nënë serbe, Damir Fazliç është një ndër biznesmenët me rrjetin më të gjerë dhe më të fuqishëm të njohjeve në Ballkan. Në Bosnje dhe Serbi, Fazliç shihet si një personazh misterioz dhe i shumëdiskutuar. Dy gazeta boshnjake kanë investiguar aktivitetin e Fazliç, ndërsa ky i fundit rezulton në disa lidhje të fuqishme biznesi dhe klanore me njerëzit më të pushtetshëm të regjimit të Millosheviçit. Ai ka pasur mbështetje të madhe nga ish-shefi i policisë sekrete, numri 2 i regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanishiç. E ëma e tij, Jovanka, ka një lidhje familjare me Stanishiç dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve ‘80-të, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Në vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor në pyetje për lidhjet e tij me Milorad Ulemek (LEGIJA). Ulemek ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç dhe autoritetet serbe kishin të dhëna se Fazliç e fshihte atë në Bosnje. Në telefonin e Fazliç u gjend si numri i Ulemekut, ashtu dhe ai i kryeministrit të vrarë. Fazliç kishte miqësi të fortë me Ulemekun, pasi ky i fundit e kishte shpëtuar disa vite më parë kur bosi i kontrabandës së cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, donte ta eliminonte atë gjatë garës për privatizimin e një fabrike të rëndësishme duhani në Serbi. Fazliç është ndjekur penalisht në Bosnje dhe Kroaci për pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa investigimet e mediave boshnjake e sjellin atë në vëmendje edhe për trafikun e armëve, si pasojë e disa bashkëpunimeve të tij në Rusi dhe Serbi. Prokuroria kantonale e Sarajevës po zhvillon aktualisht dy hetime kundër Damir Fazliç, pronarit të firmës “European Finance” dhe konsulentit financiar, me dyshimin për mashtrime financiare dhe shpërdorim.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)