E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, gjendennë liqen eshtrate 50 personave

SARAJEVë- Eshtrat e të paktën 50 personave, ndoshta viktima të luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, janë gjetur nga ekspertë ligjorë në një liqen në lindje të Bosnjes, njoftojnë sot burime zyrtare.

"Mund të themi me siguri se eshtrat që kemi gjetur u përkasin të paktën 50 personave", i deklaroi AFP-së Jasmina Mamelexija, një zëdhënëse e Komisionit ndërkombëtar për personat e zhdukur.

Disa ekspertë ligjorë boshnjakë filluan në fund të korrikut kërkimet në liqenin Perucac në lindje, që ndodhet në Drina, kufi mes Serbisë dhe Bosnjes, niveli i të cilit ka rënë për shkak të riparimeve të kryera në një digë. Eshtrat e gjetura në fundin e liqenit do të zhvarrosen gjatë ditës dhe do të dërgohen në një laborator për autopsi dhe identifikim, i bëri të ditur AFP-së një zyrtar i Komisionit boshnjak për personat e zhdukur, Amor Masovi.

Sipas tij, pjesa më e madhe e eshtrave të gjetura, "pothuaj të gjitha jo të plota", mund të jenë ato të viktimave myslimane të vrarë nga forcat serbo-boshnjake në rajonin e Vishegradit në fillim të luftës ndërkomunitare të viteve 1992-1995.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›