Ballack do të mbajë sërish shiritin e kapitenit
BERLIN- Michael Ballack, kapiten i ekipit të Gjermanisë deri në Botërorin 2010, ku mungoi për arsye dëmtimi, konfirmoi të enjten se trajneri gjerman, Joachim Löw, i ka thënë se do të marrë shiritin e kapitenit pas rikthimit në skuadër.
Në Afrikën e Jugut, ku Gjermania zuri vendin e 3-të, shiritin e kapitenit e mbajti Philipp Lahm, pas dëmtimit të Ballack në kaviljen e djathtë.
33 vjeç me 98 seleksione (55 prej të cilave si kapiten), Ballack do të rikthehet pas katër sezonesh me Celsin, në kampionatin gjerman të futbollit me Bayer Leverkusen.
(e.n/ata/BalkanWeb)