E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kuzhinieri i Bin Ladenit dënohet me 14 vjet burg

Guantanamo, 12 gusht – Ish-kuzhinieri dhe shoferi i Osama Bin Ladenit është dënuar me 14 vjet burg nga Gjykata Guantanamo Bay.

Ibrahim al-Qosi, me origjinë sudaneze, ka pranuar konspiracionin dhe mbështetjen e ofruar për terrorizëm.
Megjithatë, atij mund t’i zvogëlohet dënimi, për shkak të marrëveshjes së arritur, e cila do të mbetet sekrete për disa javë, ka raportuar BBC.
Qosi, i cili ishte arrestuar në Afganistan më 2001, ka pranuar gjithashtu se ka punuar si truprojë i Bin Ladenit dhe se e ka ndihmuar në shmangien e kapjes nga forcat amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›