Bashkimi i Preshevësmë Kosovënalternativë praktike
PRESHEVë- Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, është alternativa më praktike dhe reale për shqiptarët që jetojnë atje. Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanovcit, i cili thotë se vullneti i shqiptarëve të Luginës i shprehur edhe me referendum është për bashkim.
“Për të mos i dëmtuar proceset dialoguese të Prishtinës dhe Beogradit, deri më tani kërkesat e shqiptarëve të Luginës për bashkim janë heshtur për motive politike. Por tashmë që gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe kutia e “Pandorës” ka filluar të hapet, shumë opsione po hidhen në tryezë, dhe opsioni më i drejtë, më i qëndrueshëm dhe më pragmatik është ai, i cili ka dalë nga Referendumi popullor dhe Marrëveshja Paqësore e Konçulit”.- tha Musliu.
Sipas tij, alternativa më reale do të ishte ajo e bashkimit të Luginës me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur gjithmonë si synim bashkimin kombëtar, si një opsion të drejtë dhe të qëndrueshëm të zgjidhjes së çështjes kombëtare”, sqaroi Musliu. Sipas tij, për të arritur një gjë të tillë, mjafton një konsensus mes Prishtinës dhe Beogradit.
(m.a/News24/BalkanWeb)