E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Qeveria, pa plan per situaten ne veri

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe nje pjese e shoqerise civile kane kritikuar qeverine per mungesen e autoritetit dhe kontrollit ne veri te vendit dhe shtimin e kontrabandes.

Kryetari Ramush Haradinaj ka deklaruar se qeveria eshte vonuar ne hartimin e planeve konkrete per te zgjidhur keto ceshtje.

“Nuk ka nje pakete zhvillimesh. Veprimet duhet te rrijne ne nje plan. Per kete kam menduar se Kosova duhet ta kete nje plan se si duhet ushtruar rendi dhe ligji ne veri”, ka pohuar Haradinaj.

Deklaraten e tij kreu i AAK-se e beri ne nje takim me perfaqesues te shoqerise civile, te cilet i kane shprehur atij besimin e tyre, duke veshur edhe bluza me sloganin “ti mundesh”.

“Ju jemi drejtuar juve pasi populli ka besim tek ju dhe ne besojme se t’i mundesh”, ka deklaruar Gazmend Sahiti, perfaqesues i shoqerise civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›