E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, zbulohen edhe 120 skelete



Rikthehet dhe njëherë në qendër të vëmendjes masakra famëkeqe e Srebrenicës në Bosnjë.

Plagët nga masakra serbe në Srebrenicë rihapen edhe një herë nga zbulimi i 120 skeleteve të tjerë në qytezën myslimane.
Megjithëse kanë kaluar 15 vjet nga masakra më e egër që pas Luftës së Dytë Botërore, të tjera fakte tregojnë krimet e kryera nga ushtria serbe ndaj myslimanëve të Bosnjës.
Skeletet e më shumë se 120 viktimave janë gjetur në 8 varre të përbashkëta. Varret u gjetën në lokalitetin e Zalazjes, jo shumë larg Srebrenicës, ku në vitin 1995 u ekzekutuan brenda disa orëve më shumë se 8 mijë civilëve myslimanë.
Masakra,është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, instanca më e lartë juridike e OKB-së.
Gjetjen e skeleteve të 120 personave e konfirmon Instituti boshnjak për personat e humbur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›