E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, 3 viktima nga tërmeti


Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka tronditur një zonë në lindje të kryeqytetit të Tehranit në Iran, duke lënë të vrarë 3 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Sipas inforamcioneve që ka dhënë një radio lokale e kësj zone në Teheran, të vdekurit ishin 2 fëmijë dhe një grua, ndërkohë që 40 të tjerë kanë mbetur të plagosutr.
Tërmeti i rëndë 5.9 ballë e pati qendrën sizmiologjike në provincën e Semanit. Nga hulumtimi gjeologjik i stacioneve sizmiologjike, epiqenra e tërmetit ndodhi rreth 10 km në tokë, duke bërë që forca e tij në këtë mënyrë të ishte jo shumë e rëndë, sepse në të kundërt shkatërrimet e tij do të ishin më të rënda kanë bërë me dije autoritetet e vendit.
Nga tërmeti 15 fshatra janë dëmtuar. Televizioni shtetëror i Iranit shfaqi dhe pamjet e zonës së prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Kreu i selisë së menaxhimit të krizave Mohamed Riza Mahmudi është shprehur se situata aktualisht është nën kontroll.
Irani është prodhuesi i katërt në botë i naftës, dhe preket shpesh gjatë vitit nga tërmete të shumta. Në vitin 2008 një tërmet me magnitudë 6.1 ballë vrau 7 persona dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë.
Ndërkohë që tërmeti më i rëndë i viteve të fudnit ështyë ai i vitit 2003 në shkretërirë, ku u vranë nga tërmeti 31 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›