Indi/ Rritet niveli i lumit Yamuna, frikë për përmbytje
Në New Dehli, të Indisë është rritur frika për përmbytje pasi është rritur së tepërmi niveli i lumit Yamuna, për shkak të reshjeve të shumta në vend, që kanë disa javë që vazhdojnë edhe nga stina e musoneve.
Vëllimi i lumit Yamuna u rrit dhe për shkak të lirimit të digave të tij nga autoritetet përgjegjëse, për shkak të rritjes tej normave të ujit. Frika është më e madhe në zonat përreth këtij lumi, të cilët kanë mbetur të bllokuar nga ujërat e shumtë që kanë përfshirë zonën. Shumë prej banorëve janë evakuuar, por megjithatë ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet zyrtare.
"Ata kanë lëshuar ujin nga digat, duke krijuar probleme këtu. Banorët e lagjeve të varfëra përreth nuk kanë asgjë për të ngrënë. Askush nuk ka marrë përprahje dhe ndihma dhe ne jemi në pritje të tyre, u shpreh një banor i zonës. Megjithatë mëteorologët kanë parashikuar shira dhe në ditën e sotme dhe në fundjavëë, gjë që mund të sjellë të tjera probleme në vend sipas autoriteteve zyrtare në vend, që kanë filluar marrjen e masave. Sezoni i musoneve në vend ka shkaktuar probleme të shumta këtë vit në Indi, veçanërisht në zonat veriore dhe perëndimore të vendit.