Bosnje, zbulohet një tjetër varr masiv në Sebrenicë
Sebrenicë - Një varr tjetër masiv është zbuluar sot në rajonin lindor të Bosnje-Hercegovinës, Sebrenicë. Burime zyrtare bëjnë të ditur për AFP-në se në këtë varr ndodhen eshtrat e 20 prej viktimave të masakrës së Sebrenicës, e cila është kryer nga ushtria serbe ndaj popullsisë myslimane gjatë luftës në vitet 1992-1995.
Varri i përbashkët u zbulua në fshatin Mrsici, rreth 40 kilometra në perëndim të Srebrenicës. "Kemi zhvarrosur deri tani eshtrat e nëntë personave, por presim të gjejmë mbetjet e të paktën 20 viktimave", deklaroi një zëdhënëse e Komisionit boshnjak për personat e zhdukur.
Punimet e zhvarrimit pritet të vazhdojnë për disa ditë. Më tepër se 5 600 viktima të masakrës së Srebrenicës, e vlerësuar si gjenocid nga instancat gjyqësore ndërkombëtare, janë identifikuar deri tani, pasi janë zhvarrosur nga rreth 70 varre të përbashkët të zbuluar në këtë rajon.
Rreth 8 000 burra dhe adoleshentë myslimanë janë vrarë gjatë kësaj masakre, të kryer brenda disa ditëve pas marrjes nën kontroll të enklavës myslimane nga forcat serbo-boshnjake.
Një prej zyrtarëve të akuzuar për këtë masakër, ish-shefi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd pas 13 vjet qëndrimi në arrati. Ai do të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.