Italia: Të vazhdohet dialogu me Iranin për programin
Romë - Italia i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të vazhdojë dialogun me Iranin për të penguar shndërrimin e tij në një fuqi të re bërthamore. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, ndërkohë që Teherani përjashton çdo bisedim lidhur me programin e tij bërthamor.
"Dialogu ndërkombëtar me Iranin duhet të vazhdojë për të mos lejuar që të krijohen njëra pas tjetrës fuqi të tjera bërthamore në një botë tashmë mjaft të rrezikuar", deklaroi Franco Frattini për radion publike "Rai Uno".
“Irani është një vend që nuk e ka ende armën bërthamore dhe ne shpresojmë se nuk do ta ketë kurrë një të tillë. Ne e bëjmë dallimin mes lëndës bërthamore për qëllim paqësore dhe bombës atomike, por dialogu ndërkombëtar duhet të vazhdojë", theksoi ministri i Jashtëm italian.
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad përjashtoi dje çdo lloj bisedimi për programin bërthamor iranian me fuqitë e mëdha, të cilat i kishin propozuar Teheranit të rifillonte dialogun. Irani, që deri tani ka vetëm një central bërthamor që po ndërtohet nga Rusia, gjithmonë është shprehur se programi i tij është civil.