E Diel, 1 Nëntor 2026

Boston vellezerit Tsarnaev projektonin nje atentat kamikaz

Dzhokar Tsarnaev, më i riu i dy vëllezërve që organizuan atentatin në maratonën e Bostonit, ka deklaruar para hetuesve se ai dhe vëllai i tij Tamerlan, i vrarë në 19 prill, në një shkëmbim zjarri me policinë, planifikonin një atentat kamikaz në 4 korrik. Kjo datë shënon festën e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është publikuar nga Nju Jork Tajms. Dzhokar më tej ka shpjeguar se si fakti që bombat u përgatitën më shpejt dhe me lehtësi bëri që ata ta bëjnë atentatin në Ditën e Patriotëve pra në 15 prill, në maratonë. Sipas të dhënave të fundit Arabia Saudite ka paralajmëruar më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikshmërinë e vëllait të madh Tsarnaev, të cilit i kishin mohuar dhe vizën për pelegrinazhin në Mekë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›